
Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, është deklaruar në lidhje me zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
Bosch ka theksuar se shpreson që dita e sotme të kalojë në mënyrë dinjitoze.
“Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të kalojë në një mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe do të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës,” shkroi ai në një postim të bërë në Facebook.
“Më e mira për vendin do të ishte që rezultatet të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, pasi kjo është ajo që vendi ka nevojë tani. Rroftë Kosova!” përfundoi ai.



