Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin shtetin e Palestinës

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar ka njohur zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur.

Për të ringjallur shpresën për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve, si dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar sot njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës”, tha Starmer në një postim në platformën X, shoqëruar me një deklaratë më të gjatë video.

banner

Ai theksoi se, përballë situatës së rëndë në Lindjen e Mesme, qëllimi i qeverisë britanike është të mbajë gjallë mundësinë e paqes dhe të një zgjidhjeje me dy shtete. “Kjo nënkupton një Izrael të sigurt dhe të mbrojtur, krahas një shteti palestinez të qëndrueshëm. Aktualisht nuk kemi as njërën, as tjetrën”, tha kryeministri britanik.

Njohja e Palestinës nga Londra vjen pas një vendimi të ngjashëm të Kanadasë dhe Australisë, të cilat e shpallën qëndrimin e tyre ditën e dielë, në prag të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditur se njohja e Palestinës bazohet në kufijtë e vitit 1967, ndërsa detajet përfundimtare do të përcaktohen përmes negociatave të ardhshme.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.