
Jetlir Buja, gazetar, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën me ngjyrime seksiste të Sami Lushtakut, kryetar i Skenderajt, ndaj Adriana Matoshit, deputete e VV.
Buja ka shkruar se kjo gjuhë nuk duhet të ketë vend në hapësirë publike.
Tutje, ai ka pasur edhe një fjalë për PDK-në.
“Gjuha e urrejtjes në baza seksiste s’duhet me pasë vend në hapësirën publike. Duhet me u dënu prej secilit e secilës, pavarësisht çfarë bindjesh politike kanë. Çka mendojnë gratë e PDK-së për këtë gjuhë seksiste? A do ta dënojnë? Nëse jo, atëherë reagimet për gjuhën seksiste nga eksponentë të VV-së i kanë pasë të pasinqerta” – ka shkruar ai.



