
Analisti thotë se këmbëngulja për një kandidat partiak dhe mungesa e kompromisit çuan në situatën për moszgjedhjen e presidentit.
Gazetari dhe analisti politik Andi Bushati ka reaguar lidhur me krizën politike në Kosovë për moszgjedhjen e presidentit, duke vlerësuar se situata mund të ishte shmangur.
Sipas Bushatit, kriza e mbrëmshme do të mund të evitohej nëse ata që kanë marrë mandat për të qeverisur do të ishin ndërgjegjësuar se nuk e kanë mbështetjen e dy të tretave të votuesve.
Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, është shmangur kandidatura e Vjosa Osmani me arsyetimin se nuk kishte mbështetjen e opozitës, ndërsa më pas është propozuar një kandidat tjetër që gjithashtu nuk e kishte këtë mbështetje.
Bushati ka theksuar se këmbëngulja për të vendosur “me çdo kusht një militant të vetin në krye të shtetit” ka kontribuar në krijimin e krizës politike.
Sipas tij, qasja politike “ose të gjitha, ose asgjë” rrezikon të lodhë qytetarët dhe të thellojë edhe më shumë përplasjet politike në vend.



