Buzhala e Gashi, GUXO “bleron” me dy analistë – Gërvalla dhe Peci besojnë në “viktor”-i

Viktor Buzhala dhe Blerim Gashi do t’i mungojnë tash e tutje skenës mediatike. Ata dy kanë zhveshur petkun e analistit për t’i hyrë garës politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Buzhala e Gashi janë anëtarësuar në GUXO, ku u mirëpritën nga Donika Gërvalla e Faton Peci, dy bashkëkryetarët. Si i “bleroi” fati politik GUXO-s?

I pari që u anëtarësua – së paku u zyrtarizua publikisht – në GUXO ishte Buzhala, së fundmi analist i përhershëm në “Pressing” të T7. Gërvalla shkroi fjalë të mëdha miradie për Buzhalën, duke e quajtur si një zë të artikuluar.

banner

“Me Viktor Buzhalën në listën e koalicionit tonë me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe PShDK-në për Zgjedhjet e 28 Dhjetorit, së bashku me profesionistë të tjerë të guximshëm dhe luftëtarë të pakompromis për të vërtetën, angazhimi ynë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj do të jetë edhe më i fuqishëm, më dinamik dhe më i vendosur” – ka shkruar Gërvalla.

Një ditë më pasë, Gërvalla e Peci zyrtarizuan ardhjen e re. Sot ata prezantuan Gashin, analistin e rregullt në Kanal 10. Edhe për Gashin, Peci shkroi fjalë të mira. Peci ia bëri një mini-biografi, duke i theksuar paraqitjet dhe shkrimet e Gashit.

“Analizat e tij të drejtpërdrejta, shkrimet e guximshme dhe paraqitjet publike me qëndrime të qarta, kanë kontribuar në forcimin e kulturës demokratike dhe në promovimin e një shteti që u shërben qytetarëve, jo interesave të ngushta.

Me Blerim Gashin në listën e koalicionit Vetëvendosje – Guxo – Alternativa – PShDK, bashkë me profesionistë të tjerë të dëshmuar, vazhdojmë punën e angazhimin tonë për qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore, në shërbim të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, me orientim të qartë drejt integrimit euroatlantik” – ka shkruar Gërvalla.

Sjellim ndër mend që sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.