Çanak: Nuk shoh skenar lufte mes Serbisë dhe Kosovës, Serbia s’ka potencial

Nenad Çanak, politikan dhe aktivist nga Serbia, ka folur në lidhje me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një lidhje direkte në “Euroneës Albania”, Çanak theksoi se nuk sheh ndonjë skenar për luftë mes Serbisë dhe Kosovës.

banner

“Nuk shoh se skenari për luftë mes Serbisë dhe Kosovës është i mundur, sepse Serbia nuk ka potencialin për të qenë e angazhuar në mënyrë aktive”, tha Çanak.

Çanak thkesoi se pushteti në Serbi është thellësisht i korruptuar, duke vlerësuar se shumë vendime diktohen nga struktura të inteligjences ruse.

“Ka disa njerëz në qeveri si Aleksandër Vulin apo Nikola Popovi që janë spiun të Kremlinit brenda qeverisë serbe. Por në këtë moment, për shkak të tensioneve mes Perëndimit dhe Lindjes, nuk do të ketë luftë në këndvështrimin tim, edhe pse provokimet janë më se të mundshme” – ka shtuar Çanak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.