
Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka folur në lidhje me çështje të presidentit.
Dugolli ka vlerësuar se mund të ketë edhe emër tjetër përveç presidentes së tanishme, Vjosa Osmani.
”Nuk ka ende një kandidaturë definitive që do ta përkrahim, për shkak se nuk po dëshirojmë që partitë opozitare ta marrin si sinjal që po dëshirojmë ta imponojmë dikë. Synojmë që ta arrijmë një konsensus me mirëkuptim që për të mos dërguar vendin në zgjedhje të reja. Mund të ketë emër tjetër, përveç të Vjosa Osmanit. Nuk mund të paragjykojmë. I kemi vetëm 66 vota, nuk i kemi mbi 80 që t’ia sigurojmë Vjosa Osmanit. Na mbetet të gjithëve që t’ia sigurojmë”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.



