
Lutfi Haziri, deputet i LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike.
Haziri ka konfrimuar se kryeministri Albin Kurti nuk ka folur me LDK-në për emra të përveçën në lidhje me çështjen e presidentit.
“Tani ne jemi ofru me bashkëpunu si LDK në procese politike, me ne Kurti nuk ka folur asnjëherë për emra të përveçëm për president dhe nuk ka fol asnjëherë për ndarjen e ekzekutivit. Ne kemi ndërtu bashkëpunim për proces politik në rastin e zgjedhjes së presidentit në kalendarin që Kurti e ka imponuar” – ka thënë Haziri.
Tutje, Haziri e ka konfirmuar se të hënën kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe Kurti do të takohen.
“Jemi në një rrethanë kur të hënën e ardhshme Abdixhiku do të takohet paradite me Kurtin për të biseduar për procesin e ri për rifillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit” – ka shtuar Haziri.



