
Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit.
Nagavci ka thënë se nuk ka propozime të reja.
Tutje, ajo ka përmendur PDK-në dhe LDK-në.
“Aktualisht, kur po flasim, ne nuk kemi propozime të tjera. Pra nuk është e drejtë që hipotetikisht t’i kërkohet Lëvizjes Vetëvendosje që të bëjë tërheqje të emrave ndërkohë që nuk kemi asnjë propozim tjetër. Ne presim, edhe shpresojmë, që dy partitë e tjera opozitare PDK-ja, LDK-ja, por gjithsesi edhe deputetët e tjerë të reflektojnë, të diskutojnë, të paraqesin se cilat janë qëndrimet e tyre dhe të negociojnë bazuar në kërkesat që mund të kenë”, ka thënë Nagavci, transmeton KOHA.



