Christopher Hill dëshmon në Hagë: Rugova ishte mbajtur në Beograd kundër dëshirës së tij

Ish-diplomati amerikan tha se nuk ka pasur kontakt me Hashim Thaçin gjatë fillimit të bombardimeve të NATO-s dhe sqaroi rolin e tij në përfundimin e konfliktit në Kosovë.

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, vazhdoi të martën dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

banner

Hill deklaroi se ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte mbajtur në Beograd kundër dëshirës së tij. “Rugova u lirua nga Beogradi dhe shkoi në Vatikan pas ftesës nga një lloj Ministrie e Punëve të Jashtme e Vatikanit. Në përfundim të fushatës ajrore, m’u kërkua ta takoj për të kuptuar synimet e tij dhe nëse do të jepte ndonjë deklaratë publike lidhur me bombardimet. Ai nuk kishte planifikuar të jepte deklarata dhe unë u ktheva në Shkup”, tha Hill.

Dëshmitari shtoi se gjatë fillimit të bombardimeve të NATO-s, ai ishte kryesisht i angazhuar me Ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Ai gjithashtu tregoi se në përfundim të konfliktit, komanda e lartë e NATO-s organizoi një mbledhje në Kumanovë për të negociuar me ushtrinë serbe që të tërhiqej nga Kosova dhe të vendoseshin trupat paqeruajtëse.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.