
Pas një ndërprerjeje të shkurtër, Dhomat e Specializuara të Kosovës rifillojnë seancat, me dëshminë e diplomatit amerikan që nis në orën 14:00.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë rifillojnë sot seancat e planifikuara për rastin “Thaçi dhe të tjerët”, me dëshminë e diplomatit amerikan Christopher Hill.
Pas një ndërprerjeje të shkurtër, seancat e mëparshme ishin anuluar për shkak të shtyrjes së dëshmisë së Hill-it.
Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e tij pritet të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.
Seancat do të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme, duke nisur çdo mëngjes në orën 09:00.
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” mbetet një nga proceset më të ndjekura në Dhomat e Specializuara, duke tërhequr vëmendje të gjerë publike në Kosovë dhe jashtë saj.



