
Përmes një statusi në Facebook, Bedri Hamza sot bëri publike kandidaturën për kryetar të PDK-së.
Kjo kandidaturë erdhi një ditë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.
Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka shpërndarë postimin e Hamzës, duke shkruar se “PDK-ja është familja jonë”.
“PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve” – ka shkruar ajo.



