
Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka shpërndarë videon e Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, i cili u anku ndaj Gjykatës Speciale për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor.
Çitaku ka shkruar se shumë shpejt do të përfundojë edhe kjo padrejtësi.
“Shumë shpejt, President. Shumë shpejt edhe kjo padrejtësi do të marrë fund, dhe bashkë do të festojmë në Kosovën e lirë – çdo festë. Urime 28 Nëntori dhe dalja publike e UÇK-së!” – ka shkruar Çitaku.



