
Wesley Clark, ish-komandant suprem i NATO-s në kohën e bombardimeve mbi Jugosllavinë, ka dëshmuar për dy ditë në Gjykatën Speciale në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, e cila dëshmi përfundoi dje.
Gjatë dëshmisë, Clark ishte pyetur në lidhje me një shkrim në Gazetën Shekulli të vitit 1999, ku kishte deklaruar se nuk kishte prova që UÇK-ja ka kryer spastrim etnik ndaj serbëve.
Clark e rikonfirmoi këtë të vërtetë në dëshminë e tij.
“Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën” – ka thënë Clark.



