Clark rrëfen bisedën me Millosheviqin: Më tha se “i vrasim të gjtihë shqiptarët”

Ëesley Clark, ish-komandanti suprem i NATO-s në kohën e bombardimeve ndaj ish-Jugosllavisë, ka rrëfyer një bisedë me Sllobodan Millosheviqin, ish-president i Serbisë, i njohur gjerësisht si “Kasapi i Ballkanit”.

Më saktë, në Gjykatën Speciale, gjenerali amerikan ka treguar bisedën me Millosheviqin pak para nisjes së bombardimeve.

banner

Ishim ulur me Millosheviqin, dhe tha unë i tërheq këto forca, dhe Solana më tha cilat forcat sjanë tërhequr? Dhe ai thoshte Millosheviqit, dhe pastja ai kthehej gjeneralit Perishiq, flisnin serbisht. Dhe Millosheviqi na thoshte se do ti terheqim, dhe ishte nervoz, Dhe se dinim a është nervoz se e zumë, apo se Perishiqi nuk i kishte treguar” – tha Clark.

Ne u larguam, takimet i quanim të sukseseshme, ndërsa ai forcat nuk i tërhiqte. Dhe i thamë hiqi trupat sepse NATO do të bombarodjë. Dhe ai na thoshte NATO të bëjë çka bën. I thoja: s’të del mire. Më thoshte këta janë terroristë. Unë i thash ti s’do ti mundësh njerëzit që luftojnë për familjet e tyre, dhe t’i quash terorrist, s’do tia dalësh, do të duhet të ndërrosh taktikë. Më tha që do të bëjë çka të mundet dhe asgë nuk ndryshoi. Më tha që e kemi bërë edhe më herët, vrasjet, e shqiptarëve. Më tha se i vrasim të gjithë” – shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.