Clinton: Shumë njerëz menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë, por e dija se kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë

Presidentja Osmani mori pjesë në panelin e Clinton Global Initiative, ku ish-presidenti amerikan kujtoi ndërhyrjen në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një panel së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, në kuadër të Clinton Global Initiative.

banner

Clinton në fjalimin e tij kujtoi ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, duke theksuar se shumë njerëz e konsideruan vendimin për të ndërhyrë si të çmendur. Ai shpjegoi se vendosi të ndërhyjë sepse dinte që kosovarët nuk do të dorëzoheshin kurrë.

Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por, unë u thashë: shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonore ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë dhe në fund do të jetë shumë e kushtueshme për serbët të vazhdojnë të luftojnë, dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në këtë mënyrë,” tha Clinton.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka mësuar se liria nuk duhet marrë si e mirëqenë dhe se popujt gjithmonë kanë nevojë për aleanca për të vazhduar përpara.

Duke ju dëgjuar, më kujtoi miliona njerëz në botë që erdhën në ndihmë kur kishim nevojë. Vite më parë unë isha fëmijë që priste në radhë për ushqim. Por sot, mund të flas si presidente. Fëmijët dhe gratë që po ndihmoni sot, do të ulen këtu nesër. Ju e thatë se kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë, dhe ne nuk dorëzuam kurrë. Pavarësisht okupimit, kurrë nuk e humbëm identitetin tonë. Sot Kosova është një demokraci e fortë dhe një shtet që mund të përballet me sfida, por edhe testament se shtetet e vogla mund të kenë ndikim. Nuk mund të definohemi nga gjeografia, por nga historitë që kemi për të treguar,” tha Osmani.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.