
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka komentuar qendrimet e reja të ShBA-së rreth Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, të cilat i nënshkroi presidenti Donald Trump.
Feraj ka shkruar se ShBA-ja e ndaloi me ligj gjeopolitikën e Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt.
“Më në fund politika amerikane ndaloi me ligj gjeopolitikën Thaçi, Mustafa, Haradinaj, gjegjësisht politikën PDK-LDK-AAK ndaj Serbisë!
Ndoshta, sa i takon Kosovës, “Ligji Trump” mund të quhej “ligji Thaçi”, sepse po të mos kishte qenë këmbëngula e Thaçit dhe partive që e mbështetën copëtimin Kosovës, mund të mos ishte kujtuar kush për nevojën e këtij neni në ligjin amerikan” – ka shkruar Feraj, ndër të tjera.



