
Ylli portugez ndan urimin e tij për festën, duke theksuar rëndësinë e familjes dhe dashurisë.
Futbollisti i njohur botëror, Cristiano Ronaldo, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit përmes një mesazhi të ngrohtë dhe plot pozitivitet.
Në urimin e tij, Ronaldo shprehet: “Gëzuar Bajramin të gjithëve! 🌙 Shpresoj të keni një ditë shumë të veçantë me familjen dhe të dashurit tuaj. Ju uroj të gjithëve paqe dhe lumturi.”



