
Ylli i Al Nassr FC realizon ndaj Al Hazem FC, arrin në kuotën e 964 golave në karrierë.
Cristiano Ronaldo po vazhdon me formë të shkëlqyer pas rikthimit nga bojkoti, duke shtuar edhe dy gola tjera në llogarinë e tij personale.
Sulmuesi portugez realizoi në përballjen e Al-Nassrit ndaj Al Hazemit, duke mos u ndalur në rrugëtimin e tij drejt objektivit ambicioz për të arritur 1000 gola në karrierë.
Me dy golat e fundit, Ronaldo ka shkuar në 963 gola në total, duke u afruar edhe më shumë me shifrën historike që synon ta arrijë para përfundimit të karrierës.
39-vjeçari vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën saudite, ndërsa çdo ndeshje e tij po shndërrohet në një hap tjetër drejt një rekordi që pak futbollistë në histori kanë mundur ta imagjinojnë.



