Dallimi në vota, reagon PDK-ja: Indikacionet për manipulim të votës janë të papranueshme

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi gjatë rinumërimit u shfaqën dallime të mëdha në votat e kandidatëve për deputet.

Në një komunikatë për media, PDK-ja theksoi se po e përcjellin me vëmendje procesin dhe se “indikacionet për cenim apo manipulim të votës janë të papranueshme”.

banner

Tutje, PDK-ja ka vlerësuar se eleminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institicioneve e qytetarëve.

“Për ne si subjekt politik, indikacionet për cenim apo manipulim të votës janë të papranueshme. Vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim jokorrekt ose përpjekje për manipulim shkelë parimet demokratike që ne mbrojmë. Standardi ynë është i qartë dhe çdo votë duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe kujdes, nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve” – thuhet në komunikatën e PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës i pret konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me besimin se e vërteta dhe vullneti i qytetarëve do të reflektohen saktë dhe në përputhje me ligjin” – ka shkruar PDK-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.