Danimarka u del në ndihmë qytetarëve: Frederiksen prezanton çek ushqimor kundër rritjes së çmimeve

Pagesë në para për pensionistët, familjet me të ardhura më të ulta, të papunët dhe studentët, qeveria shqyrton edhe uljen ose heqjen e TVSH-së për ushqimet.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka ndarë një lajm të mirë për qytetarët, duke bërë të ditur arritjen e një marrëveshjeje për një çek ushqimor që synon të ndihmojë shtresat më të prekura nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore.

banner

Në një mesazh drejtuar publikut, ajo theksoi se vitet e fundit është bërë gjithnjë e më e shtrenjtë mbushja e shportës së blerjeve dhe se jo të gjithë preken njësoj nga rritja e kostos së jetesës. Sipas saj, çeku ushqimor do të jetë një mbështetje konkrete financiare për pensionistët pa kursime të mëdha, familjet me të ardhura më të ulëta, personat e papunë dhe studentët që jetojnë jashtë shtëpisë.

Frederiksen pranoi se një pagesë e vetme nuk i zgjidh të gjitha problemet, pasi çmimet mbeten të larta, por theksoi se qeveria po punon për masa të tjera shtesë. Mes tyre përfshihet mundësia e uljes së TVSH-së për ushqimet në përgjithësi ose heqja e plotë e saj për frutat dhe perimet, me qëllim uljen e kostove për konsumatorët.

Ajo gjithashtu përmendi se marrëveshja ka marrë mbështetje të gjerë politike dhe vjen krahas nismave të tjera si ulja e taksës së energjisë elektrike për dy vjet, rritja e pagave, pagesa më e ulët për çerdhet dhe kopshtet, si dhe lehtësime tatimore për qytetarët.

Në fund, kryeministrja bëri të ditur se ndodhet së bashku me Jens-Frederik Nielsen në Berlin dhe Paris, ku do të diskutojnë situatën aktuale të politikës së jashtme dhe nevojën për një Evropë më të fortë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.