Deda: Kurti duhej t’i tregonte me kohë Osmanit se nuk do ta kandidonte për mandat të dytë – kriza do të shmangej

Deda thotë se kriza aktuale mund të ishte shmangur nëse Kurti do t’i tregonte me kohë Osmanit se nuk e mbështeste për mandat të dytë.

Opinionisti Ilir Deda ka reaguar pas intervistës së presidentes së Kosovo, Vjosa Osmani, të dhënë për gazetarin Çim Peka, duke komentuar zhvillimet politike dhe raportet mes institucioneve.

banner

Deda, fillimisht ka kritikuar presidenten Osmani, duke theksuar se një aleancë politike nuk duhet të nënkuptojë heshtje përballë shkeljeve të Kushtetutës, linçimit të kritikëve apo abuzimit institucional.

Sipas tij, mbrojtje duhet t’i jepet vetëm interesit të vendit dhe jo formacioneve partiake apo bartësve institucionalë.

“Aleanca politike nuk nënkupton heshtje gjatë shkeljeve të Kushtetutës, heshtje kur linçohen kritikët, heshtje përgjatë abuzimit institucional. Ruajtje ‘si sytë e ballit’ meriton veç interesi i vendit, jo formacionet partiake apo bartësit institucional”, ka shkruar Deda.

Ai ka shtuar se loja politike rreth mandatit të dytë të presidentes vetëm sa ka shpërfytyruar politikën partiake, duke e lidhur atë me interesa momentale të partive.

Duke folur për krizën aktuale politike, Deda ka vlerësuar se ajo mund të ishte shmangur nëse kryeministri Albin Kurti do t’i kishte bërë të qartë me kohë Osmanit se nuk e mbështeste për një mandat të dytë.

Sipas tij, në atë rast do të ishte dashur të gjendej një figurë konsensuale me partitë në opozitë, në vend të, siç thotë ai, lojës së fajësimit. Ai përfundon duke thënë se kriza është rezultat i përpjekjeve për kontroll absolut të institucioneve në vend.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.