Deklarata e vëllait për Haradinajn, Krasniqi: Politika po i zhveshke njerëzit nga disa vlerave

Kandidati i AAK-së kritikon deklaratën e Alban Krasniqit për Ramush Haradinajn, duke thënë se ai ka humbur nga vlerat që i ka pasur.

Kandidati i AAK-së për deputet, Daradan Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të vëllait të tij, Alban Krasniqit nga Vetëvendosje, i cili kishte thënë se Ramush Haradinaj po i keqpërdor lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore.

banner

Duke folur në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Daradani tha se pavarësisht mospajtimeve aktuale, ai ndihet krenar për të kaluarën e vëllait të tij, por e kritikoi ashpër për deklaratën ndaj Haradinajt.

“Unë jam krenar me të kaluarën edhe të vëllait tim, edhe të gjithë. Albani ka qenë ushtar i mirë, por kjo politika po i zhveshke njerëzit nga disa vlera. Unë i kam nda rrugët me LVV-në për arsye se kam dashtë me i ruajt disa vlera”, u shpreh ai.

Daradan Krasniqi theksoi se largimi i tij nga Vetëvendosja ka ardhur pikërisht për shkak të mbrojtjes së parimeve që, sipas tij, politika po ia humb njerëzve, madje edhe atyre më të afërt.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.