
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve për dëmtimin e varrit të Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së.
VV-ja ka shkruar se me keqardhje ka kuptuar këtë lajm.
Tutje, VV-ja ka treguar se është në pritje të hetimeve nga Policia e Kosovës.
“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari.
Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi” – ka shkruar VV-ja.



