
Mbledhja e parë e Bordit të Paqes është mbajtur sot në Uashington të ShBA-së.
Donlad Trump, president i ShBA-së, ka mbajtur një fjalim të gjatë, ku ka folur për shum tema.
Në fjalimin e tij, Trumpi i tha presidentes Vjosa Osmani se është duke bërë një “punë të shkëlqyer”.
Tutje, Trumpi i dërgoi një mesazh Kosovës dhe Serbisë.
“Kosovë, Serbi, çohuni. Jeni duke kaluar mirë, dhe kur nuk jeni duke kaluar mirë, më thërrisni mua” – u shpreh presidenti amerikan.
“Ne do ta zgjidhim. Faleminderit shumë” – shtoi Trump.



