
Më 23 nëntor 2025 do të mbahet një protestë me moton “Drejtësi për Daorsën”, për të kërkuar hetim të plotë dhe transparencë lidhur me rastin e Daorsa Spahijas, studente nga Gjakova që ndërroi jetë në rrethana ende të pazbardhura në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Protesta do të zhvillohet të dielën në Parkun e Qytetit në Gjakovë, duke filluar nga ora 12:00.
Organizatorët theksojnë se “askush s’është mbi ligjin” dhe se komuniteti nuk do të hesht derisa të zbardhet rasti dhe të vendoset drejtësia.
Në njoftim thuhet se Daorsa është lënë e pambrojtur nga institucionet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kërkohet që institucionet e Kosovës të angazhohen më shumë dhe të veprojnë me vendosmëri në mbrojtjen e qytetarëve.




