
Analisti i aflrt me Vetvendosjen sfidon publikisht rezultatin e mundshëm elektoral të LDK-së dhe Vjosa Osmanit nëse kandidojnë në një listë.
Analisti politik Xhavit Drenori ka bërë një deklaratë të fortë gjatë debatit televiziv “Adresa”, duke vënë bast publik lidhur me një skenar të mundshëm politik në Kosovë.
Drenori ka thënë se në rast se presidentja Vjosa Osmani i bashkohet Lidhjës Demokratike të Kosovës dhe ky subjekt arrin të sigurojë më shumë se 22 ulëse në Kuvend, ai do të tërhiqet nga paraqitjet televizive për një vit.
“Hajde hyjmë në bast, kurrë përmbi 22 deputetë. Nëse del ky bllok i përbashkët që i kalon 22 deputetë, unë në këtë studio një vit nuk vij fare”, ka deklaruar ai.



