
Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka shkruar një status në lidhje me situatën politike.
Dugolli ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në për një skenar të mirëkurdisur ndaj VV-së dhe Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
“Ky ndryshim i papritur i qëndrimit nuk është i rastësishëm. Përkundrazi, të jep përshtypjen se kemi të bëjmë me një skenar të mirëmenduar dhe të mirëkurdisur kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit” – ka shkruar Dugolli.



