
Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka folur në lidhje me deklarimin e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, i cili vlerësoi se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dëshiron sërish zgjedhje.
Dugolli ka shkruar në Facebook se cili është motivi për të shkuar në zgjedhje, pasi VV-ja “fitoi bindshëm me 51.10 për qind”.
“Ramushi po thotë se Kurti po do të na çojë në zgjedhje. Ky është një konstatim i gabuar dhe i pasaktë. Ne sapo i kemi përfunduar zgjedhjet dhe i kemi fituar bindshëm, me 51.10%. Cili do të ishte motivi për të shkuar sërish në zgjedhje?
Nëse kështu mendojnë edhe të tjerët nga opozita, e kanë vetë në dorë që kjo të mos ndodhë. Ne i kemi 66 vota, por nuk i kemi 80. Le t’i bashkojmë përpjekjet dhe t’i shmangim zgjedhjet, sepse përveçse janë të panevojshme, janë edhe të padobishme” – ka shkruar ai në Facebook.



