
Ade Clewlow, nënkolonel në pension i Ushtrisë së Britanisë së Madhe, dhe Aidan Hehir, profesor i njohur, kanë pasur kritika ndaj KFOR-it.
Në një opinion të përbashkët në KOHA, ata kanë shkruar se KFOR-i s’ka reaguar në mënyrë efektive ndaj veprimeve gjithnjë e më agresive të Serbisë.
“Megjithëse Kosova është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë evropiane, KFOR-i nuk ka reaguar në mënyrë efektive ndaj veprimeve gjithnjë e më agresive të Serbisë. KFOR-i duhet të ndryshojë strategjinë para se të jetë tepër vonë” – kanë shkruar ata.



