
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar për dy ngjarje të dhimbshme.
Në këtë raport theksohen dy raste të dhunës ndaj prindërve në Prishtinë.
“Raportohet se prindërit kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 28.11.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raport.



