
Dardan Krasniqi, kunati i ish-ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Lajmi është konfirmuar nga Daut Haradinaj gjatë paraqitjes së tij në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Haradinaj gjithashtu rikonfirmoi informacionin e raportuar më herët nga Klankosova.tv se ish-kryeministri Agim Çeku tashmë i është bashkuar listës së AAK-së.
“Agim Çeku është në shtëpinë e vet, është ish-kryeministër i Aleancës, është lajm i madh dhe po, është lajm i vërtetë. Do të jenë edhe shumë lajme të tjera në 2-3 ditët e ardhshme. Edhe Dardan Krasniqi do të jetë në listën e AAK-së”, deklaroi ai.



