
Policia e Kosovës ka njoftuar për një arrestim në Ferizaj.
Në njoftim tregohet edhe mënyra e arrestimit.
“Pavarësisht urdhrave verbal për ndalim, i dyshuari ka vazhduar ikjen në këmbë në drejtim të fushave. Pas një ndjekjeje rreth dy (2) kilometra, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë atë. Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf dhe një shufër metalike. Personi i dyshuar, A.I, 27 vjeç, është shoqëruar në stacion policor”, tha policia.
Ndërkaq, pas verifikimit të dokumentacionit, ai doli që është i kërkuar nga gjykata për vrasje në tentativë.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij, i dyshuari është intervistuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa pas kompletimit të procedurave të nevojshme, është dërguar në vuajtje të dënimit”.



