Edita Tahiri: Kurti dikur i shpallte të zhdukura, sot bën kompromis me strukturat ilegale

Ish-kryenegociatorja e Kosovës thekson se kryeministri nuk e fshehu këtë herë marrëveshjen që dikur pretendonte ta shkatërronte.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar me ironi marrëveshjen e fundit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me strukturat ilegale.

banner

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se Kurti ka bërë një përparim, pasi këtë herë nuk e ka fshehur kompromisin që ka arritur me këto struktura, për të cilat dikur deklaronte se i kishte shkatërruar plotësisht.

“Nje përparim nga Kurti – nuk e fshehu kompromisin për strukturat ilegale – megjithëse i thoshte popullit krejt strukturat ilegale i kishte shuar”, ka shkruar ajo. Ky koment vjen pas disa debateve publike mbi marrëveshjet dhe vendimet e fundit të qeverisë për të trajtuar këto çështje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.