
Në kuadër të projektit të financuar nga programi READ (Research Expertise from the Albanian Diaspora), në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë u zhvillua një leksion i hapur me studentë dhe staf akademik, i fokusuar në praktikat bashkëkohore dhe modelet inovative të përdorimit të teknologjisë në bujqësi, nën një këndvështrim ndërkombëtar.
Ligjëratat u mbajtën nga prof.dr. Ardita Hoxha-Jahja, menaxhere e kërkimit shkencor në Universitetin “Savonia” në Finlandë, e cila ndau me të pranishmit eksperiencën finlandeze në fushën e edukimit bujqësor dhe digjitalizimit të sektorit agro-blegtoral.


Dr. Ardita Hoxha-Jahja është nga shembujt e paktë të grave që studiojnë bujqësinë.
Ajo sot është një studiuese dhe akademike me përvojë ndërkombëtare në fushën e sistemeve agroushqimore, mirëqenies së kafshëve dhe bashkëpunimit global në fushën e saj.
Ajo mban pozicionin e Menaxheres së Kërkimit Shkencor dhe ligjëruese në Savonia “University of Applied Sciences”, një nga universitetet e mëdha të shkencave të aplikuara në Finlandë, ku përqendrohet në kërkimin, zhvillimin dhe inovacionet për sektorin agroushqimor.
Përmes projekteve të ndryshme prof.dr.Hoxha kontribon edhe në Universitetin e Prishtinës.
Në vazhdimësi puna e saj kërkimore sjellë projekte që i shërbejnë bujqësisë në Kosovë.



