
Eman Rrahmani, deputet i PDK, ka reaguar në lidhje me çmimet e shtrenjtuara të derivateve të naftës.
Rrahmani ka bërë një llogaritje, duke vlerësuar se çmimet ngriten, qytetari varfërohet.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi, republikë AUTORITARE ku qytetari paguan naftën 1.91€ për litër.
Për të njëjtën sasi të importuar, shteti merr mbi 7 milionë euro më shumë në muaj vetëm nga TVSH-ja.
Me 1.91€ për litër:
Shteti merr 35.19 milionë € në muaj (TVSH + akcizë) paguan qytetari
Me 1.10€ për litër:
Shteti merrte 27.9 milionë € në muaj
Diferenca?
+7.29 milionë € çdo muaj
+87 milionë € në vit
Çmimi rritet.
Qytetari varfërohet.
Jeta vështirësohet.
Pushteti nga xhipat e zi nuk pezullon akcizën. Qytetari paguan.


