
Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me procesin e Konventës së PDK-së.
Në fakt, Hoxhaj tha se çështja e konventës është e mbyllur.
Tutje, ai tregoi se e përkrah PDK-në dhe Bedri Hamzën.
“Kur gara fillon jashtë, unë jam me PDK-në, jam me Bedriun. Për mua çështja e konventës është e mbyllur”, ka deklaruar ai.
“Si parti që është në opozitë dhe që ka fituar disa palë zgjedhje, me kapacitet politik, intelektual dhe profesional, natyrisht që jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë ai.



