
Enver Robelli, gazetar i njohur, ka shkruar në lidhje me fishkëllimat ndaj Granit Xhakës, kapiten i Zvicrës, në ndeshjen ndaj Kosovës që u zhvilluar kohë më parë.
Në një shkrim për mediumin KOHA, Robelli ka shkruar se këto fishkëllima janë të turpshme.
“Ndeshja e Kosovës kundër Zvicrës më 18 nëntor nxori në pah dy skajshmëri të realitetit kosovar. Fishkëllimat e turpshme të tifozëve ndaj Granit Xhakës treguan një infantilizëm të dëmshëm politik… Natyrisht në tribunë vlejnë disa “rregulla” të tjera dhe komunikimi nuk është i ngjashëm si në ndonjë klub anglez debati, por prapëseprapë këto britma Granit Xhaka as nuk i meritonte, as nuk ia kishte borxh askujt” – ka shkruar ai, ndër të tjera.



