
Pas debateve të ashpra në shtëpinë e Big Brother VIP për shkak të lidhjes së Meritonit me Ilnisën, dyshja shfaqen sërish pranë njëri-tjetrit.
Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kishin ndërtuar fillimisht një miqësi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, por ajo u prish menjëherë pas lidhjes së Meritonit me Ilnisën.
Erjola e ktheu edhe Meritonin në armik për shkak të kësaj marrëdhënieje, duke shkaktuar debate të forta dhe tone të larta mes tyre brenda shtëpisë.
Megjithatë, duket se tashmë gjithçka është lënë pas.
Kryefjala.com ka siguruar një foto ku shihet Meriton Mjekiqi duke shkëmbyer një puthje në buzë me Erjola Doçin, duke i lënë pas mosmarrëveshjet e dikurshme.




