
Fahri Musliu, gazetar i pensionuar, ka bërë një propozim interesant.
Duke shkruar në profilin e tij, Musliu ka propozuar kontrolle mjekësore për zyrtarët kryesorë të shtetit.
Madje, ai ka dhënë edhe një shembull nga Serbia për këtë temë.
“Kontroll mjekësor për zyrtarët kryesor të shtetit
Kur kryeministri i parë demokratik i Serbisë, dr Zoran Gjingjiq e zgjodhi kabinetin e vet, më 25 janar 2001,të gjithë ata i dërgoj në kontroll të përgjithshme mjekësore në VMA (Akademia e Medicinës Ushtarake) për të pa se çfarë probleme psikike e shëndetësore kanë dhe a janë të aftë dhe në nivelin e detyrave dhe përgjegjësive që ushtrojnë në qeveri dhe shtet në përgjithësi.
Kujtoj se kjo praktikë duhet të zbatohet edhe në rastin e udhëheqësve kryesor të shtetit dhe të qeveritarëve e parlamentit të Kosovës për të pa se nga çfarë sëmundje vuajnë ata, sepse praktika e deritashme ka treguar se disa kanë pas telashe psikike që shihej nga sjelljet dhe paraqitjet e tyre.
Kjo duhet të praktikohet edhe për pushtetet e nivelit lokal” – ka shkruar Musliu.



