
Tentim-vrasje në Fushë Kosovë
Një person tenton të vriste të fejuarën; viktima operohet dhe ndodhet në gjendje stabile
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një person ka tentuar ta vriste të fejuarën e tij. Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe i është nënshtruar një operimi për shkak të gjendjes kritike.
“Pacienti në Mjekim Intensiv Qendror ndodhet në gjendje stabile. Mbrëmë ai është trajtuar në Qendrën Emergjente, ku ekipet kujdestare të Anestezionit dhe Kirurgjisë Abdominale kanë kryer intervenimin në sallat operative. Pas trajtimit fillestar, ai është dërguar në MIQ për kujdes dhe trajtim të mëtejshëm,” deklaroi Syla për IndeksOnline.



