
Sead Zimeri, filozof shqiptar që ligjëron në Norvegji, ka shkruar një opinion, ku ka folur për shqiptarinë.
Zimer ka shpjeguar shtypjen që shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe sidomos në Maqedoni të Veriut përjetonin dekada më parë.
Zimeri ka shkruar se shqiptarët ishin të shtypur, të papunë e të izoluar.
“Për mua shqiptaria është një vlerë e pakapërcyeshme dhe një ideal që duhet ta bëjmë realitet. Shqiptaria është ideali i lirisë. Uroj që një ditë trojet shqiptare të bashkohen nën një flamur, sepse vetëm si të tillë do të jemi të lirë” – ka shkruar Zimeri, ndër të tjera.



