
Flaka Surroi, opinioniste e njohur dhe drejtore e grupit “KOHA”, ka shkruar një opinion në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Në opinionin e saj të publikuar në KOHA, Surroi ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani gëzon një popullaritet të madh.
Tutje, sipas Surroit, ardhja eventuale e Osmanit në LDK-së është shtysë për këtë parti.
“Nejse, me ndryshimin e vogël dhe të mundshëm: kthimin e Vjosa Osmanit në LDK e bashkë me të edhe një numri të caktuar njerëzish që iu bashkuan në Listën Guxo, nga e cila tash janë duke u larguar në formë të koordinuar ardhja eventuale e Osmanit në LDK do të jetë shtysë për këtë parti, ngase, tashmë e kemi thënë, Osmani gëzon popullaritet dhe shumëkush e konsideroi moskandidimin e saj të sërishëm si tradhti të VV-së ndaj saj” – ka shkruar Surroi.
.



