
Juristja e mediave thekson se gjuhët seksiste ndaj grave në politikë minojnë prezencën dhe sigurinë e tyre në sferën publike.
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj deklaratave të Sami Lushtakut drejtuar deputetes Adriana Matoshi, duke i cilësuar ato si “të tmerrshme, të papranueshme dhe të rrezikshme për të gjitha gratë që janë prezente në domenin publik.”
Kusari thekson se përdorimi i gjuhës seksiste dhe sulmet personale ndaj grave që ushtrojnë funksione publike nuk përbëjnë vetëm ofendime individuale, por krijojnë një mjedis të rrezikshëm për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin gjinor në politikë dhe në sfera të tjera publike.



