”Fotoja e fantazmës”, Kusari kritikon disa media: Moti s’kam parë nivel më të ulët të raportimit

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka kritikuar ashpër raportimin e disa mediave për foto të paverifikuara nga interneti.

Kusari shkroi se është krejt tjetër gjë të bëhet hajgare online dhe tjetër që ato të trajtohen si lajme.

Tutje, Kusari bëri thirrje që këtyre përmbajtjeve të mos u jepet hapësirë në media.

banner

“Është një gjë me ba hajgare në internet me foto dhe është krejtësisht diçka tjetër që mediat të “raportojnë” për foto të tilla dhe të krijojnë panik.

Nuk po më besohet që një foto pa asnjë vlerë dhe pa verifikuar sëbashku me komente poashtu të paverifikuara raportohet si lajm.

Moti nuk pasna pa nivel ma të ulët të raportimit në media.

Këto rrena e manipulime duhet t’i luftojmë të gjithë ne pa përjashtim, sidomos duke mos iu japë hapësirën që e gëzojmë online” – ka shkruar Kusari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.