
Franca ka refuzuar kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për të dërguar ndihmë ushtarake për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Sipas raportimit të Financial Times, Parisi do të dërgojë anije vetëm pasi të përfundojnë përplasjet mes SHBA-së, Iranit dhe vendeve fqinje. Presidenti francez Emmanuel Macron po diskuton me shtetet evropiane dhe të Gjirit Persik, krijimin e një force të përbashkët patrullimi pas përfundimit të luftimeve.



