Fundi i fushatës, Haradinaj premton dyfishim pagash dhe pensionesh

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbajti sot tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK, ka premtuar rritje pagash e pensionesh.

banner

“Ne do t’i rrisim pagat pensionet dhe shtesat në dyfishim, e kemi të paraparë, e kemi shkruar, e kemi shpjeguar… Secili qytetar mund të shohë që do t’i rrisim pagat… Ju pyes kush mundet ta çlirojë Kosovën prej mafisë energjetike, a ka dikush në këtë vend? Sot ne jemi të poshtëruar, gati po na dërgon në shkatërrim ekonomik mafia energjetike që i ka kapur ata që e qeverisin… Besoni nuk ma ndien për këta tregtarë as për këtë mafi energjetike, dikush duhet ta mbrojë këtë popull ta çlirojë nga ky tmerr i çmimeve, sepse energjia po na rrit të gjitha çmimet e tjera” – tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.