Gani Geci thotë se Isa Mustafa e Agim Veliu nga prapaskena kurdisën plan për eliminimin e Abdxhikut në Kuvend

Ish-deputeti thotë se delegatët refuzuan skenarët për eliminimin politik të Lumir Abdixhikut dhe për shndërrimin e partisë në “shtojcë të PDK-së”.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka deklaruar se Kuvendi i fundit i LDK-së ka dëshmuar dështimin e asaj që ai e quan “projekti i Isa Mustafës” brenda partisë.

banner

Përmes një reagimi të gjatë në Facebook, Geci tha se narracioni se Lumir Abdixhiku ishte “njeri i Isa Mustafës” ka rënë poshtë pas votimit të delegatëve, të cilët, sipas tij, refuzuan përpjekjet për ta dobësuar dhe eliminuar politikisht kryetarin aktual të LDK-së.

Sipas Gecit, Mustafa, së bashku me figura të tjera si Agim Veliu, kishin synim ta largonin Abdixhikun nga drejtimi i partisë, duke ndjekur, siç u shpreh ai, metoda të vjetra politike të përçarjes dhe delegjitimimit të brendshëm.

“Përmes votimit të fshehtë, delegatët refuzuan qartë skenarin e atyre që synonin ta shndërronin LDK-në në një shtojcë politike të PDK-së dhe në një instrument të ndikimit të SHIK-ut. Ky ishte një akt politik i vetëdijshëm dhe një mesazh i fortë se baza e LDK-së nuk pranon më projekte të imponuara nga prapaskenat”, ka shkruar Geci.

Ai ka theksuar se rezultati i Kuvendit përbën një moment kthese për partinë, duke e cilësuar atë si një “referendum të brendshëm” kundër ndikimeve të jashtme dhe skenarëve të vjetër politikë. Geci gjithashtu u bëri thirrje votuesve të djathtë që të rikthehen te programi tradicional i LDK-së, në frymën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në fund, ai propozoi që në Kuvendin e ardhshëm të partisë t’i hiqet titulli “kryetar nderi” Isa Mustafës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.