
Dardan Gashi, analist në Debat Plus, ka pasur një interpretim ndryshe në lidhje me pjesëmarrjen e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, në Bordin e Paqes, ku nënshkroi marrëveshjen në emër të Kosovës.
Gashi ia ka lënë meritat për këtë arritje të Kosovës Marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar nga Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës.
“Një prej arsyeve pse Kosova ftohet këtu është një marrëveshje që është bë ma herët, pikërisht me presidentin Trump në mandatin e mëhershëm, që është kritiku shumë nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, që ka qenë Marrëveshje në Uashington, që ka prodhu njohjen e Izraelit. Përndryshe nuk besoj që ishku Kosova këtu hiç” – tha Gashi.



