
Geoffrey Nice, ish-prokuror në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi, ka folur në lidhje me luftën, procesin e pavarësisë, gjykimin në Hagë dhe për shumë tema të tjera.
Në intervistën për Kanal 10, Nice e theksoi masakrën e Reçakut si pikënisje të rëndësishme të procesit që solli edhe pavarësinë e Kosovës.
“E tëra filloi me Reçakun dhe kjo është një pikënisje shumë e rëndësishme për procesin që kanë vazhduar, jo rastësore që ju të jeni shtet i pavarur” – tha Nice.



